422 të shëruar, 34 të shtruar/ Harta zgjerohet në Shkodër dhe Tiranë

422 të shëruar, 34 të shtruar/ Harta zgjerohet në Shkodër dhe Tiranë

11:14, 27/04/2020
A+ Aa A-

Harta e pandemisë së koronavirusit është zgjeruar në Tiranë dhe në Shkodër. Ky fakt është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë përditësimit të të dhënave mbi situatën në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia- Të prekur – Të shëruar
Tiranë – 302- 187
Shkodër – 105 – 61
Krujë – 92 – 8
Durrës – 42 – 37
Fier – 37 – 27
Kurbin – 31
Korçë – 19 – 18
Elbasan – 18 – 15
Kukës – 18 – 10
Lezhë – 14 – 14
Has – 14 – 12
Kavajë – 9 – 8
Lushnje – 7 – 4
Vlorë – 5 – 4
Pukë – 5 – 4
Mirditë – 5 – 3
Rrogozhinë – 4 – 4
Tropojë – 4 – 4
Berat – 3 – 2
Mallakastër – 1
Mat – 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco