Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Tre raste serioze në 24 orët e fundit tek infektivi, 2 urgjenca kanë ardhur nga Kruja…

Tre raste serioze në 24 orët e fundit tek infektivi, 2 urgjenca kanë ardhur nga Kruja…

10:06, 27/04/2020
A+ Aa A-

Shqipëria deri tani regjistron 28 viktima nga koronavirusi, ndërsa situata më problematike paraqitet tek Spitali Infektiv në Tiranë.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “Neës 24” se janë tre raste urgjente me Covid-19, në 24 orët e fundit.

Skëndaj pohoi se dje mjekët e kanë lënë sërish Alimadhin në terapi intensive, për të pasur në kontroll gjendjen e tij. Më pas ai do të kalojë në pavion, bashkë me 4 pacientë të tjerë.

Në dy spitalet për koronavirusin, dy raste janë të rënda me intubim. Dy urgjenca me koronavirus kanë ardhur nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë lajmëroi se përvec tamponit, do të niste një testim i të gjithë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve në spitale.

Gazetari shprehet se analizat e tyre deri tani janë matur, por nuk ka dalë asgjë për ta. Kanë kaluar diku tek 7 ditë dhe nuk dimë asgjë. MSH ka thënë se janë afërsisht 50 mjekë e infermierë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco