Riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në SHBA: Publikohen datat e fluturimit drejt Tiranës

Riatdhesimi i shqiptarëve që ndodhen në SHBA: Publikohen datat e fluturimit drejt Tiranës

07:17, 27/04/2020
A+ Aa A-

Ambasada shqiptare në SHBA ka dhënë një njoftim me vlerë për shqiptarët që ndodhen në SHBA dhe kërkojnë të kthehen në Shqipëri.

Sipas ambasadores Floreta Luli-Faber në njoftimin në Fb, "riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.

Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 prill.

Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.

Image

Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, perfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë.

Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë pronotimet, ju lutem komunikoni sa më parë me:

Email : info@globustravelusa.com
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602

Numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni! Ju urojmë udhëtim të mbarë!?" përfundon njoftimi nga ambasadorja Floreta Luli-Faber.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco