Benz-i me 5 persona i pret rrugën autoambulancës me të sëmurin

Benz-i me 5 persona i pret rrugën autoambulancës me të sëmurin

17:02, 26/04/2020
A+ Aa A-

Aksident në Durrës.Autoambulanca përplaset me benzin.Fatmirësisht nuk ka të rrezikuar për jetën.

Sipas asaj që raporton gazetari i Syri-t, në aksident është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë tip "Mercedes Benz", por fatmirësisht nuk ka asnjë të rrezikuar për jetën.

Autoambulanca po transportonte për në spital një të sëmurë por i ka prerë rrugën në kryqëzim automjeti me targa AA 582 FH në të cilin gjendeshin 5 vetë. Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa personeli shëndetësor dhe i sëmuri nuk patën dëmtime.

Është njoftuar një tjetër autoambulancë e cila ka shkuar më vendngjarje dhe ka transportuar të sëmurin dhe personat që gjendeshin në benz.

Sipas informacioneve mësohet se autoambulanca po lëvizte me sirenë të ndezur kur ka ndodhur aksidenti, ndërsa ngjarja është fashës kur lejohet lëvizja e automjeteve civile.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco