Vdes edhe një person nga Koronavirusi në Kosovë, shkon në 21 numri i viktimave

Vdes edhe një person nga Koronavirusi në Kosovë, shkon në 21 numri i viktimave

13:36, 26/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, edhe një pacient i prekur me koronavirus në Kosovë ka ndërruar jetë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi, Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot në ora 11:30,për fakt të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Vishaj.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco