14 raste të reja me covid-19 janë shënuar në të gjithë Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit . Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 14 rastet e konfirmuar me Covid-19, 9 raste janë në Krujë, 4 raste në Tiranë (një në burg) dhe një rast tjetër në Shkodër.
Kështu numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 726.
Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 293 183
Shkodër 104 55
Krujë 92 7
Durrës 42 36
Fier 37 27
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1
Mat 1
© SYRI.net
Si ka mundesi qe ne Kavaj nga 9 te prekur jane sheruar 8 dhe 2 kane vdekur!