Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vrau fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës, gjykata në lë burg 65-vjeçarin nga Korça

Vrau fqinjin pas sherrit për dritën e shkallës, gjykata në lë burg 65-vjeçarin nga Korça

11:03, 26/04/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes e 67-vjeçarit Petrika Treska. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se enjtes ne lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.

65 vjeçari Apostol Bollozhga nuk e ka pranuar krimin para trupit gjykues, që kryesohet nga Seladin Pysqyli.

“Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”, tha avokati i të pandehurit, Arben Lena.

Bollozhga akuzohet se vrau fqinjin e tij brenda banesës së këtij të fundit me thikë, pas sherrit për dritën e shkallës së pallatit, ndërsa u kap nga policia disa orë pas ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco