Aksidentoi me vdekje 63 vjeçarin, shoferi nga Tirana

Aksidentoi me vdekje 63 vjeçarin, shoferi nga Tirana

10:08, 26/04/2020
A+ Aa A-

Një 44 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur mëngjesin e së shtunës, duke i marrë jetën një 63 vjeçari.

Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, ku ky shtetas duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç,  i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco