Vdes 73-vjeçarja, shkon në 20 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Vdes 73-vjeçarja, shkon në 20 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

22:04, 25/04/2020
A+ Aa A-

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje në këtë klinikë ka vdekur pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 dhe e 20-ta në nivel vendi nga kjo sëmundje.

NJOFTIM

Shtime, 25 prill 2020 - Komuna e Shtimes është informuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot, ka ndërruar jetë F.G 73 vjeçe, nga fshati Pjetërshticë e diagnostifikuar më parë me sëmundje kronike (paralizë cerebrale), ndërsa më 20 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid – 19.

I shprehim ngushëllime familjes, Pjetërshticës dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.

Ceremonia mortore do të organizohet nesër nga familja si dhe përfaqësuesi i Këshillit të Bashkësisë Islame.

Ju lutemi që ta respektoni vullnetin e familjes dhe thirrjen institucioneve për kujdes në pjesëmarrje në varrim.

Shtabi Emergjent

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco