'Do sqaroheshin'.../ Sherr masiv në Fier, 23-vjeçari sulmohet me çekiç

'Do sqaroheshin'.../ Sherr masiv në Fier, 23-vjeçari sulmohet me çekiç

20:56, 25/04/2020
A+ Aa A-

As karantina nuk i pengon disa qytetarë në Fier të përfshihen në një sherr masiv në qendër të qytetit.

Në sherr janë përfshirë dy të rinj që udhëtonin me një makinë tip “ Benz” me targa AA 600 MU. Këta persona i kanë zënë pritë një tjetër personi që udhëtonte me një makinë “Opel” me targa AA 683 EO, ku udhëtonte një djalë i shoqëruar me një vajzë.

Nga “Benzi” kanë dalë dy djemtë dhe me një cekic kanë goditur dritaren e “Opelit” duke thyer xhamin e shoferit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë. Gjatë shoqërimit është parë që njëri prej të rinjve që udhëtonte në makinën tip “Benz” ishte efektiv policie, jashtë shërbimi.

Nga burime të besueshme për Syri.net, besohet se 23 vjeçari ka biseduar para sherrit me një prej autorëve dhe e kishin lënë për sqarim në qendër të qytetit. Teksa kanë mbërritur, palët nuk kane pritur të sqarohen por kanë nxjerrë sqeparët duke sulmuar makinën dhe 23-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco