Riatdhesohen 131 shqiptarë nga Frankfurti, nesër e pasnesër nga Brukseli dhe Vjena

Riatdhesohen 131 shqiptarë nga Frankfurti, nesër e pasnesër nga Brukseli dhe Vjena

19:44, 25/04/2020
A+ Aa A-

Kanë vijuar edhe këtë javë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar në vebndet e ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.

Sot pasdite në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një avion nga Frankfurti.

Siç raporton Ora News, janë 131 pasagjerë të të gjitha moshave dhe një shtetas i huaj.

Po ashtu në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë vënë në dispozicion të të riatdhesuarve edhe 4 autobusë, të cilët do ti transportojnë ata në hotelet ku do të karantinohen.

Po ashtu mësohet se riatdhesime do të vazhdojnë edhe në fundjave.

Nesër do të ketë një fluturim nga Brukseli dhe pasnesër nga Vjena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco