VIDEO/ Aksidenton dy këmbësorë dhe braktis makinën, ja çfarë u thotë policëve kur e kapin në banesë

VIDEO/ Aksidenton dy këmbësorë dhe braktis makinën, ja çfarë u thotë policëve kur e kapin në banesë

17:34, 25/04/2020
A+ Aa A-

Emisioni 112 në Report Tv ka sjellë në episodin e radhës, pamje filmike nga vendngjarja, ku një drejtuesi i një automjeti pasi është përplasur me dy automjete të tjera, ka plagosur edhe dy këmbësorë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike të siguruara nga kamerat e trupit të policisë rrugore, pasi policia shkon në vendngjarje konstatohet se shoferi ishte larguar dhe kishte lënë mjetin të kyçur.

Efektivët e Policisë Rrugore dhe të komiasariatit nr.6 lidhen me sallën operative dhe u japin targën e makinës.  

Nga të dhënat mësohet se pronari kishte banesë pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Teksa shkojnë pranë saj gjendet edhe personi I cili u thotë policëve se i kishin vjedhur makinën.

Veprimet që kryen ngrejnë dyshime të efektivët e policisë që e prangosin.

Shikoni videon në minutën e pestë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco