'Na ngacmoi e ne nuk ju përgjigjëm'/ Vrasësi i trefishtë i liruar dhunon vajzat në mes të Tiranës

'Na ngacmoi e ne nuk ju përgjigjëm'/ Vrasësi i trefishtë i liruar dhunon vajzat në mes të Tiranës

11:40, 25/04/2020
A+ Aa A-

Shpallet në kërkim Elidon Kotorri ish-i dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje dhe 1 plagosje por i liruar pak kohë më parë nga gjykata e Strasburgut.

Kotorri është shpallur në kërkim për akuzën e plagosjes dhe kanosjes. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se pak ditë me parë në rrugën “Ali Demi” ai dhe 2 persona ende të pa identifikuar kanë dhunuar 2 vajza që po kalonin në rrugë

Pas mbërritjes në spital ku morën ndihmë mjekësore vajzat kanë treguar se punojnë në një market dhe pas mbylljes së tij “rreth orës 16 kanë qenë duke shkuar në shtëpi dhe në rrugë nuk ka pasur persona”.

Vajzave u kanë folur 3 djem nga një makinë kafe me targa AA 562 JM. Kur vajzat kanë refuzuar ftesën ata i kanë dhunuar.

Oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1 kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar mjetin i cili rezulton i marrë me qira nga një person.

I thirrur në Polici ai ka thënë se ia ka lënë në dorëzim Kotorrit mjetin. Në këto rrethana, Policia e ka shpallur në kërkim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Jj27/04/2020 21:13

    Jo vra po keta duhen vare per bolesh ne mes te pazarit

    Xxl25/04/2020 20:05

    Hiqini nga sytë këta kriminelë, plehra!

    Trx25/04/2020 12:02

    Vritini keta plehra

    Shto koment

    Denonco