Përplas për vdekje burrin me biçikletë dhe zhduket nga vendi i aksidentit Foto ilustrim

Përplas për vdekje burrin me biçikletë dhe zhduket nga vendi i aksidentit

10:55, 25/04/2020
A+ Aa A-

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tiranë – Durrës, ku një 63-vjeçar me iniciale Xh.S. ka humbur jetën. Një shofer e ka përplasur për vdekje viktimën, që qarkullonte me biçikletë dhe është zhdukur menjëhërë nga vendi i aksidentit.

Policia njoftoi se “më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po levizte me biçikletë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco