Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Qarqet dhe bashkitë që do t’ju lejohen makinat dhe qarkullimi nga 27 prilli

Qarqet dhe bashkitë që do t’ju lejohen makinat dhe qarkullimi nga 27 prilli

10:31, 25/04/2020
A+ Aa A-

Nga e hëna, datë 27 prill, Qeveria ka marrë vendim që të ketë një lehtësim të posaçëm të lëvizjes, por me rregulla strikt për lëvizjen në disa qarqe dhe bashki të vendit, që kanë rezultuar “të pastra” nga infektimi i koronavirusit. Konkretisht:

Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Pogradec, Prrenjas, Librazhd
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Himarë, Delvinë, Konispol, Finiq
Bashkia Divjakë

Në zonat e gjelbërta automjetet private do të lëvizin pa autorizim nga ora 9.30 deri në orën 17.30, por me rregullin e vetëm 2 personave në makinë, nga i cili përjashtohen kategorikisht pensionistët!

Ndalohet rreptësisht hyrje-dalja në perimetrin e këtyre zonave

Pensionistët do të lëvizin lirisht në këmbë, deri në orën 8.30 dhe deri në këtë orë asnjë këmbësor tjetër përveç atyre që kanë autorizim për punë, ndalohet të dalë nga shtëpia.

Nga ora 9.30 deri në 17.30 të gjithë të tjerët mund të dalin nga shtëpia.

Ndalohet lëvizja në këmbë e më shumë se dy personave

Ndalohet rreptësisht qëndrimi në një vend i më shumë se dy personave dhe nuk lejohet frekuentimi i parqeve publike në 14 ditët e ardhshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Ermir Hoxha25/04/2020 12:38

    Bashkia e Kucoves mungon ne harten e levizjes se lire.

    Shto koment

    Denonco