Kakavijë, dalin përgjigjet e testimit për koronavirus të 15 policëve të Pikës Kufitare

Kakavijë, dalin përgjigjet e testimit për koronavirus të 15 policëve të Pikës Kufitare

08:39, 25/04/2020
A+ Aa A-

Dalin përgjigjet e analizave për 15 policë dhe kontrollorë të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe 4 efektivë të NKVKSH të Gjirokastrës e kontakteve të tyre.

Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të parë të kryer, por testimi do të ribëhet pas 5 ditëve për të dhënë siguri të plotë.

Testimi i tyre u realizua dje në mbrëmje, pak orë pasi u zbulua rasti i parë me COVID -19 në mes të një grupi emigrantësh të ardhur në Kakavijë në datat 16-17 prill e të karantinuar në hotel River në Grykën e Këlcyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar25/04/2020 10:06

Më bën përshtypje që në Shqipëri, ndryshe nga pothuajse të gjitha vendet europiane e më gjërë, publikimet statistikore për pandeminë e Covid-19, nuk jepen në batë të njësive të mëdha administrative, qarqeve, por të përzjera , qarqe e bashki. Nëse sheh publikimet në Gjermani, Itali, Austri e gjetkë, statistikat jepen sipas republikave federale apo rajoneve e mandej për sejcilën njësi të tillë ka informacione të detajuara. Shqipëria ka 12 qarqe si ndarje administrative, kurse në tabelën e njoftimeve të epidemisë na dalin 20 emra qytetesh të vogla e të mëdha, ku përzihen me njera tjetrën emrat e qarqeve e të bashkive. Për shembull qarku i Kukësit që ka tre bashki, ate të Kukësit, Hasit e Tropojës, e njoftimet bëhen për të tre bashkitë ndaras, kurse për qarkun e Vlorës jepen njoftime vetëm për qytetin e Vlorës, ndonëse ky qark përfshin të gjitha bashkitë e zonës bregdetare të jugut. deri në Konispol. Në iItali jepen informacione për të gjitha rajonet administrative e provincat e qytetet e tyre, që nga rajoni i Lomabardisë me mbi 10 milionë banorë që është sa tre herë Shqipëria, e deri në rajonin e ishullit të Siçilisë me një sipërfaqe të afërt me Shqipërinë. A mos është edhe ky lloj informacioni i hallakatur që jep qeveria shqiptare për pandeminë, edhe një tregues tjetër i mungesës së transparencës zyrtare që e vështirëson edhe punën e specialistëve epidemiologë për të verifikuar si cilat rajone të Shqipërisë janë më të rrezikuara e cilat janë shkaqet ? Dy rajonet e veriut të Italisë, Lombardia e Veneto, ndonëse në të njejtin pozicion gjeografik, kanë dukuri të ndryshme të trajtimit të pandemisë. Dy republikat federale të Gjermanisë jugore, Bajern e Bad Vutenberg, janë dyfish më të prekura se të gjitha rajonet e tjera të këtij vendi.. Nisur nga ky fakt, edhe epidemiologët mund të bëjnë studimin e shkaqeve. Është më duket i dyshimtë fakti se dy qarqe të Shqipërisë , Gjirokastra e Dibra na dalin si oaze të pastra infeksioni të koronavirusit, pasi dihet që ky virus është i importuar nga emigracioni. Gjirokastra ka një numur të madh emigrantësh në Greqi. Dibra , një qark me shtrirje të madhe e me emigracion të madh mbrenda e jashtë vendit , na del pa asnjë rast infeksioni. Sa mijra familje dibrane kanë ardhur në qarqet e Tiranës e Durrësit ? A nuk paskan pasur këto familje kontakte me të afërmit e tyre në fshatrat e Dibrës ? Si paska mundësi që minatorët e minierave të Bulqizës e të Matit që punojnë gjithë kohën në tunele pa dritë dielli e në kushte mizerabël në grumbullime të pa kontrolluara, , njëlloj si të burgosurit e me të njejtën dëndësi si fazoneritë të mos ketë dalë një i infektuar ? Le të dalë ndonjë specialist infektivi e të na mbushë mëndjen se pluhuri i mineraleve të kromit e bakrit, na qenka një mburojë për hyrjen e koronavirusit në mushkëri

Shto koment

Denonco