Shërohet 5-vjeçarja kosovare e infektuar me koronavirus

Shërohet 5-vjeçarja kosovare e infektuar me koronavirus

08:05, 25/04/2020
A+ Aa A-

Në Kosovë, infektologu Valbon Krasniqi ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive të shtruar tre pacientë nga 34 rastet e reja që u konfimuan mbrëmë se janë të prekur me Covid-19. Ai ka njoftuar se ndër ata që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.

“Nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi; një ndër këta persona është vajza pesëvjeçare nga Vitia. Këto ditë ne e kemi pasë pesevjeçaren si pacienten më të re, dje ka bërë testin e parë ku doli negativ po ashtu edhe sot kur përfundoi testin e dytë doli negativ që i bie se është shëruar”.

Krasniqi ka treguar se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive. “Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.

“Ndërsa, shanset janë minimale që një foshnje të lind i prekur me Covid-19, virusi mund të bartet tek ai pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën”, ka thënë ai për Klan Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco