Gjirokastra në alarm pas rastit të parë me Koronavirus/ Merren 25 tamponë

Gjirokastra në alarm pas rastit të parë me Koronavirus/ Merren 25 tamponë

22:13, 24/04/2020
A+ Aa A-

Gjirokastra gjendet përballë një vatre të rrezikshme me COVID-19 pas çertifikimit me virus të një 54-vjeçari nga Fieri i cili u karantinua pas ardhjes nga Greqia, tek nje hotel në grykën e Këlcyrës.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër, u ka marrë para 1 ore, tampona 25 personave të gjithë me banim në qytetin e Gjirokastrës. Mes tyre rezulton komplet turni i policëve dhe kontrollorëve të Policisë Kufitare të Kakavijës, inspektorëve të NJVKSH të instaluar në Kakavijë, 2 sanitarëve, 3 infermierëve, si dhe gjithë kontakteve të mundshme që kanë pasur këto të fundit.

Situata është vërtetë shumë kritike pasi Gjirokastra mund të shndërrohet në një vatër të re të Coronavirusit pas identifikimit të fundit me këtë sëmundje, të emigrantit 54-vjeçar nga Fieri i cili kishte ardhur nga Lamia një javë më parë.

Duket se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër po vuan pasojat e papërgjegjshmërisë së treguar nga NJVKSH të Përmetit e cila nuk mori tamponët në momentin fillestar tek 26 emigrantët që u karantinuan në datat 16-17 prill në Hotel RIVER në grykën e Këlcyrës. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco