Djegia e makinave të ish-gjyqtarit, zbulohet lëvizja e autorëve

Djegia e makinave të ish-gjyqtarit, zbulohet lëvizja e autorëve

17:44, 18/04/2020
A+ Aa A-

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbrëmjen e djeshme u dogjën dy automjete në pronësi të ish-kreut të Gjykatës Arben Vrioni në Elbasan, detaje të reja dalin në dritë. 

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se zjarri ndaj mjeteve dyshohet se ka qenë i qëllimshëm dhe i mirë organizuar. 
Fillimisht autorët e zjarrvënies kanë ndjekur të njëjtin skenar.

Pasi kanë siguruar informacion për vend parkimin e automjeteve, kanë shfrytëzuar rastin që e gjithë zona ishte e boshatisur nga qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve për shkak të aplikimit të ligjit vetë izolimit për shkak të situatës së mos përhapjes së Koronavirusit. 

Autorët kanë thyer me mjete speciale njërin nga xhamat në secilin automjet. Më pas veprimi i radhës ka qenë hedhja e lëndës djegëse dhe vënia e flakës po nëpërmjet një ndezësi special. 

Autorët janë siguruar që të dy automjetet janë përfshirë tërësisht nga flakët dhe më pas sipas skemës së paracaktuar prej tyre janë larguar në dy drejtime të ndryshme duke u futur nëpër rrugica.

Burime konfindenciale nga grupi hetimor bënë me dije se paraprakisht janë siguruar prova të shumta filmike si dhe prova në vendin e ngjarjes që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. 

Gjyqtari Arben Vrioni është banues në lagjen “Kongresi i Elbasanit', në një nga pallatet në hyrje të Bulevardit “Aqif Pasha” pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Ndërkohë dyshohet se në ngjarjen kriminale të mbrëmjes së premte kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, që të gjithë të grupmoshës 18-23 vjeç. 

Mjaft e vështirë mbetet qartësimi i pistave të hetimit por ndër më kryesoret mbetet ajo e kërcënimit apo hakmarrjes për shkak të detyrës që ka ushtruar ndër vite ish gjyqtari Vrioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco