Shëndetësia: Vendosni maska në ambiente të populluara, mbuloni mirë fytyrën nga sipër hundës

Shëndetësia: Vendosni maska në ambiente të populluara, mbuloni mirë fytyrën nga sipër hundës

12:14, 18/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në Tiranë i ka bërë thirrje popullatës të vendosë maska në ambiente të populluara. Sot Shqipëria numëron 548 të infektuar të konfirmuar ndërkohë që testimet vazhdojnë.

"Parandaloni përhapjen e COVID-19.  Virusi  që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.

Kështu, që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska  në ambjente të populluara, mbani të paktën 1 metër distancë dhe lani shpesh duart. Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës."

Ministria rrëzoi kështu udhëzimet e deri një muaji më parë sipas të cilave maska duhet të përdonin vetëm të sëmurët, që të mos infektonin të tjerët.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco