Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

302 të shëruar, 43 të shtruar/ Harta zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës e Fier

302 të shëruar, 43 të shtruar/ Harta zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës e Fier

11:17, 18/04/2020
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëvë të fundit ISHP ka konstatuar 9 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 548 numrin total të të prekurve. Një ditë më parë u konfirmuan pozitivë 21 persona. Qyteti më problematik sot është Laçi me 5 raste. Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin krahas Tiranës.

Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.  Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Raste të reja sot

-5 raste Laç
-1 rast Tiranë
-2 raste Kukës
-1 rast Fier

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco