EMRI/ Kapet durrsaku i rrezikshëm, ia mbathi kur iu kërkua leja e daljes

EMRI/ Kapet durrsaku i rrezikshëm, ia mbathi kur iu kërkua leja e daljes

10:34, 18/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të rrezikshëm, të dënuar me rreth 16 vite burg për dy vepra të rënda penale, “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Verjon Menaj, i cili ka tentuar të largohet me vrap, pasi i janë kërkuar dokumentet. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

I kërkuan autorizimin për lëvizjen, kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe largohet me vrap, por kapet gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Vihet në pranga 41-vjeçari, i cili ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim.

Po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, kapet dhe vihet në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap. Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës, Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco