Konfirmohen dy raste të reja/ Rritet numri i të infektuarve në Kukës

Konfirmohen dy raste të reja/ Rritet numri i të infektuarve në Kukës

20:26, 17/04/2020
A+ Aa A-

Dy raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirrus këtë të premte në Kukës.

Sipas asaj që raporton Abc News, nga 40 tamponët e marra së fundmi në këtë qytet janë konfirmuar pozitivë dy raste, të cilët janë familjarë të infermieres së konfirmuar të martën me koronavirus në Kukës.

Me dy rastet e reja numri i të infektuarve në qytetin verilindor të vendit shkon në 11, 5 prej të cilëve personel mjekësor.

Ndërkohë në rang vendi, deri tani, zyrtarisht kemi 539 të infektuar dhe 26 viktima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco