Detaji që arrestoi shqiptarin, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë gjatë shpërthimeve

Detaji që arrestoi shqiptarin, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë gjatë shpërthimeve

20:19, 17/04/2020
A+ Aa A-

Policia italiane në Foggia çoi në pranga 32 vjeçarin shqiptar, Erjon Rameta, autor i dyshuar i dy sulmeve me bomba të kryera në këtë zonë.

“Ansa” shkruan se sulmi i parë ishte kundër restorantit “Poseidon” më  12 nëntor të vitit të kaluar në Vicolo Ciancarella, në qendrën historike të qytetit. Bomba shkatërroi plotësisht portën e biznesit dhe gjithashtu shkaktoi dëme në shtëpitë e afërta.

Sulmi i dytë u krye në një qendër ditore për të moshuarit, “Il Sorriso di Stefano” të vëllezërve Luca dhe Cristian Vigilante, më 16 janar.

Qendra Foggia, disa javë më parë, ishte përsëri në shënjestër të nëntokës lokale.
Imazhet e kamerave të vëzhgimit të pozicionuara përgjatë rrugëve të mbërritjes dhe arratisjes së autorit të sulmeve ishin vendimtare për hetuesit. Në të dyja rastet, burri vepronte me biçikletë.

Në lidhje me sulmin e dytë, pamjet disa orësh të marra nga hetuesit, përveç inkuadrimit të autorit, u kanë lejuar hetuesve të pikasin një detaj vendimtar për identifikimin e Rametës që përbëhet nga një tatuazh në dore.

Analiza hetimore që lejoi ta lidhte atë edhe me sulmin e parë është në thelb i ngjashëm.
Një e dhënë e zakonshme për të dyja ngjarjet është ajo që ka të bëjë me mënyrën e transportit të pajisjeve të rrezikshme të shpërthyera para dy strukturave, të fshehura në të dyja rastet në një “çantë shpine”.

Në këtë drejtim, është konstatuar metoda mafioze e veprimeve kriminale të kryera nga i akuzuari. Ai ka vendosur lëndë eksplozive me kapacitet të fortë shpërthyes në një zonë të banuar, tipike për veprimin e krimit të tipit mafioz dhe të aftë për të shkaktuar alarm në komunitet dhe mesazhin e fortë frikësues ndaj viktimave.

Të dyja shpërthimet shkaktuan dëme të konsiderueshme që konsitojnë në dëmtimin jo vetëm të objekteve në shënjestër por edhe të banesave private përreth përfshirë një kishë ngjitur. Në sulmin e dytë u dëmtuan edhe 6 makina të parkuara.
Në këtë pikë, duhet të theksohet se hetimet e kryera nga stafi i Policisë Shkencore theksuan se bomba e përdorur në të dy sulmet kishte një aftësi të theksuar shpërthyese.

Vala e presionit të krijuar nga shpërthimi dhe materiali i përdorur mund të kishte pasoja fatale për njerëzit nëse do të ishin afër shpërthimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco