Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Gara vdekjeprurëse me makina, shqiptari dëbohet nga Zvricra

Gara vdekjeprurëse me makina, shqiptari dëbohet nga Zvricra

11:58, 17/04/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e një gare të çmendur me makina në autostradë, që pati përfunduar me vdekjen e një personi të pafajshëm, një 38-vjeçar shqiptar i Kosovës duhet të largohet nga Zvicra. Gjykata administrative e Bernës vendosi ka marrë këtë vendim. Gruaja e tij dhe djali i tij shtatë vjeçar kanë pasaporta zvicerane prandaj do të lejohen të qëndrojnë aty, shkruan sda.ch.

Ndonëse ndarja është e vështirë,siç pranon gjykata në aktgjykimin e publikuar të mërkurën,  gruaja dhe djali, në thelb kanë mundësinë të transferohen edhe ata në Kosovë.

Për më tepër, burri duhet t’ia atribuojë vetes pasojat që do t`i bartë familja. Ai qe martuar me një shtetase zvicerane me prejardhje nga Kosova, vetëm pas aksidentit fatal të vitit 2011, transmeton albinfo.ch. Me të u bë baba i një fëmije. Çifti duhet të ketë ditur që në kohën e martesës se 38 vjeçari, për shkak të aksidentit të përmendur, mund të humbiste lejen e qëndrimit në Zvicër.

Në fakt, pas gjykimit përfundimtar të fundit të vitit 2015, autoritetet e Bernës kishin refuzuar t`ia vazhdonin lejen e qëndrimit. Këtë e kishin bërë me të drejtë, ka kosntatuar gjykata administrative, e cila ka vendosur të hedhë poshtë ankesën e personit në fjalë.

Faji i tij, sipas gjykatës, peshonte rëndë. Ekziston gjithashtu një rrezik rikthimi, (recidivizmi) për shkelje serioze në trafik. Pastaj ai ka tendencë ta paraqesë si më pak të rëndë aktin që ka bërë, transmeton albinfo.ch. Integrimi i tij profesional dhe ekonomik është gjithashtu në nivel të ulët.

Gjyqësori në Kantonin Vaud e kishte dënuar kosovarin me burg pjesërisht me kusht, prej 30 muajsh, për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, përcjell albinfo.ch. Ai, siç mka konstatuar gjykata, kishte kryer një garë spontane me një automjet tjetër në një autostradë plot me makina, në korrik të vitit 2011.

Të dyja makinat kanë zhvilluar në momente një shpejtësi prej të paktën 194 km / orë. Në një kthesë të majtë, personi tashmë i gjykuar, kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij. Kjo kishte rezultuar në një përplasje me një minibus.

Katër personat që ndodheshin në minibus kishin pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person kishte vdekur si pasojë e aksidentit.  Një person tjetër pati pësuar dëme të përhershme shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco