Edhe rastet e reja të Laçit/ Virusi futet frikshëm në fasoneri

Edhe rastet e reja të Laçit/ Virusi futet frikshëm në fasoneri

11:47, 17/04/2020
A+ Aa A-

Virusi është futur frikshëm në fasoneritë e Shqipërisë.

Ditën e sotme u pranua zyrtarisht se janë tri raste të reja në Krujë, të cilat vijnë nga një fasoneri.

Por denoncimin për këto raste e kishte bërë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Qeveria e mohoi, por tashmë duket se virusi është përhapur më shumë se kaq.

Pas rastit të parë në Shkodër, sot u raportua se janë edhe dy raste të reja me koronavirus në fasoneritë e Shkodrës.

Hartës iu shtua edhe Laçi ditën e sotme. Burimet thonë se të dy rastet kanë lidhje me një fasoneri në Fushë Krujë.

Njëra është një grua nga Malbardhi dhe tjetra nga Adriatiku.

Mbyllja e fasonerive ka qenë një nga pikat e propozuara nga Basha në planin fillestar të PD për masat anti-COVID, sapo u konfirmua rasti i parë i infektuar, në 9 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco