E frikshme/ Një kontroll rutinë zbuloi rastin e parë në Mallakastër

E frikshme/ Një kontroll rutinë zbuloi rastin e parë në Mallakastër

10:36, 17/04/2020
A+ Aa A-

Në vatrën e re në Fier ku u zbuluan tre persona me Covid-19 pozitiv, ka vijuar hetimi për gjurmimin e personave që kanë pasur kontakte. Mësohet se janë marr 5 tamponë të tjerë tek personat e kontaktit, në dy familje dhe priten përgjigjet nga ISHP.

Tre personat e prekur janë në karantinë, dhe po në karantinë janë edhe familjarë të të afërmëve të tyre.

Ndërkohë për rastin e parë të Mallakastrës ku rezultoi pozitive infermierja në Aranitas, mësohet se janë marrë 12 tampona të personave të kontaktit dhe të afërm të saj dhe pritet përgjigja nga ISHP.

Vetë pacientja nuk ka asnjë shenjë të Covid 19 dhe u zbulua gjatë një kontrolli rutinë, raporton TCH. Që prej të enjtes, vetë infermierja dhe persona të afërt me të janë karantinuar.

Ditën e sotme pritet përgjigja e testimit të dytë të stafit mjekësor të qendrës shëndetësore Aranitas ku infermierja është e punësuar. I gjithë stafi prej dy ditësh është vetëkarantinuar.

Fshati Metoh në Mallakastër ku banon infermierja që rezultoi pozitve me Covid-19, ka rreth 200 banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don17/04/2020 11:38

Askush nuk di te investigoje e te pyes 'Çfarë është një testim COVID-19 rutinë??? Deri më tani thuhet që testohen vetem ata që kanë simptoma dhe te afërmit e atyre që dalin pozitiv! Nëse kjo infermiere nuk ka pasur asnjë shenjë, dhe asnjë kontakt të dyshuar, pse dhe si mundi ta bëj testin? Mos vallë Komiteti teknil ka urdheruar testimin masiv të stafit mjkeësor? Jo, bashkshortja ime është mjeke specialiste reumatologe në një spital të një qyteti me disa raste Covid-19, e për më shumë spital rajonal e më i rëndësishëm se se kudo që punon kjo infermiere nga një fshat i Mallakastres! Ajo nuk ka bërë ndonjë test sepse nuk ka një strategji të tllë. Atehere, pse nuk thotë ky artikull, që testet po përdoren me interesa, me të njohur, etj. Kush është kjo infermiere? Çfarë Partie politike? Kë drejtues politik apo drejtues shëndetsor ka mik a të afërm. Bëni gazetari e jo megafon. Kujt i intereson që kjo infermiere është e prekur kur kam 2 milion si ajo bë mbarë botën! Nga intereson të dijmë nëse po abuzohet me kitet, këtë dusm të dimë

Shto koment

Denonco