Kruja në alarm/ Konfirmohen 4 raste me koronavirus në fasoneri

Kruja në alarm/ Konfirmohen 4 raste me koronavirus në fasoneri

10:29, 17/04/2020
A+ Aa A-

Raste të reja me Covid-19 në Krujë, merren masa të rrepta për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Burime per ABC News raportojnë se 4 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Krujës kanë rezultuar pozitiv nga testi i tamponit, ndërkohë që dhe një rast i ri është shënuar në Fushë-Krujë.

Ai është djali i së ashtuquajturës pacientja “zero” për Fushë-Krujën, e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë.

Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta-perimeve në qytet.

Pritet që të vendoset dhe ndalim-qarkullimi përgjatë fashës së lejuar orare, ndërsa ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.

Numri i të prekurve nga Covid-19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco