VIDEO/ Hapi lokalin duke thyer masat kundër COVID, 44-vjeçari kishte edhe një pistoletë…

VIDEO/ Hapi lokalin duke thyer masat kundër COVID, 44-vjeçari kishte edhe një pistoletë…

09:37, 17/04/2020
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi kundër rregullave për parandalimin e koronavirusit hapi lokalin e tij, madje mbante me vete edhe armë zjarri.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.

"Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip "Beretta" dhe një krehër  me 4 fishekë. Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin "Bar Kafe" në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur", thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Vijon kontrolli i territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ, mbante armë zjarri pa leje në lokal, arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar.

Sekuestrohet një armë zjarri "Beretta".

Një ditë më parë u arrestua një tjetër shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për përmbushjen e detyrave funksionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe se në lokal kishte dhe armë zjarri, pas në një pune të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip "Beretta" dhe një krehër me 4 fishekë.

Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin "Bar Kafe" në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco