Nga kreu te anëtarët, kush janë shqiptarët e grupit të kokainës të ndarë në nivele

Nga kreu te anëtarët, kush janë shqiptarët e grupit të kokainës të ndarë në nivele

18:50, 16/04/2020
A+ Aa A-

Ata shisnin gjysmë kilogram drogë në muaj. Në këtë konkluzion arritën karabinierët në Pordenone, të cilët çmontuan sot një rrjet tregtarësh droge midis shqiptarëve dhe italianëve që arritën në Venecia.
Hetimi zgjati dy vjet dhe përfundoi sot me trembëdhjetë masa paraprake.

Pavarësisht zbatimit të masave kundër koronavirusit, rreth 50 karabinierë me mbështetje edhe të qenve antidrogë u angazhuan në operacionin e sotëm, ku dy prej të arrestuarve mbetën në burg, 6 nën arrest shtëpiak, ndërsa të tjerët detyrim paraqitje deri në përfundim të gjykimit të tyre. Urdhrat u nxorën nga gjykatësi i Gjykatës në Pordenone.
Hetimi filloi dy vjet më përpara

Nga hetimi u arrit të bëhej i mundur dokumentimi i plotë i aktivitetit kriminal të secilit person i përfshirë në veprimtarinë e paligjshme, përmes një veprimi të detajuar hetimor me vëzhgime në terren. E gjithë kjo lejoi arrestimin e 6 personave dhe raportimin e 10 individë në gjendje të lirë, ndërsa u kapën mbi gjysmë kilogramë lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

Në fakt, hetimi i pestë, këtë herë i kryer mbi disa subjekte që banojnë në këtë provincë, me precedentë të veçantë, lejoi të identifikojë dhe çmontojë një veprimtari të degëzuar të trafikut të drogës.
Grupi ishte i strukturuar në disa nivele, duke operuar si në furnizim ashtu edhe në shitjen me pakicë të lëndpve narkotike, veçanërisht e llojit të kokainës, midis provincave të Pordenone dhe Venecia.

Ndër personazhet kryesor del edhe emri i Aleksandër Zhava, shtetas shqiptar, i cili me shoqërimin e të dashurës së tij, Lisa Zille dhe Davide Zuccalà, shtetas italianë, iu kushtua shitjes me pakicë të drogave në zonën Pordenone, me një vëllim rreth gjysmë kilogram në muaj.
Nga ana tjetër, Zhava mori drogën nga bashkatdhetarët Jashar Tusha, Kristjan Doda dhe Tonin Ndoci, si furnitorë të nivelit të parë, dhe më vonë, si furnizues të nivelit të dytë, nga shqiptarët Sulejman Tivari dhe Ali Tivari, të cilët ishin në gjendje t’i garantojnë atij sasinë dhe cilësinë që ai kërkonte, me një qarkullim prej rreth një kilogram në muaj.

Aktiviteti në Pordenone, u realizua edhe nga shqiptari Ivan Bolgan dhe nga italianët Claudio Marrocco, Stefano Ferro dhe Andrea Poletto, shtrihej edhe në krahinën e Venecias dhe, veçanërisht, në zonën e Portogruarese.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kk16/04/2020 18:54

S ka tregtar droge, o kari, ka shperndares droge

Shto koment

Denonco