VIDEO-EKSKLUZIVE/ I akuzuar për vrasje, momenti kur policia arreston të shumëkërkuarin në Tiranë

VIDEO-EKSKLUZIVE/ I akuzuar për vrasje, momenti kur policia arreston të shumëkërkuarin në Tiranë

17:03, 16/04/2020
A+ Aa A-

Syri.net siguron pamjet ekskluzive nga momenti i arrestimit të të shumërkërkuarit Ilir Selmani.

Ky i fundit dyshohet se është një prej autorëve që morën pjesë në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, në fund-gushtin e shkuar në Tiranë.

Selmani u arrestua sot pranë zonës së "Xhamllikut" në kryeqytet, jo shumë larg nga vendi ku verën e shkuar u ekzekutua Malko.

I njohur ndryshe edhe si “boksieri”, ai akuzohet si një nga personat kyç që mund të zbardhë ekzekutimin e Santiago Malkos, i cili u vra më 27 gusht të vitit të kaluar. Policia ka pranuar kërkesën e prokurorisë për t’i klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Ilir Selmani është edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, pasi më 3 mars, i është kërkuar edhe deklarimi i burimeve të pasurisë.

Ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ish efektivi i policisë Santiago Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019 pranë zonës së ish-Porcelanit në Tiranë, ndërsa për këtë ngjarje, sipas prokurorisë, përveç Ilir Selmanit, të përfshirë janë: Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin 'Doqja'. /A.R, Syri.net

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco