Arrestohet pas 8 muajsh i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

Arrestohet pas 8 muajsh i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit Santiago Malko

16:29, 16/04/2020
A+ Aa A-

Pas 8 muajsh në kërkim, si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko në gusht 2019, është arrestuar ditën e sotme Ilir Selmani.

Sipas asaj që raporton Report TV, kanë qenë forcat Shqiponja që kanë bërë të mundur arrestimin e Selmanit, teksa në orët në vijim priten të dalin më shumë detaje lidhur me operacionin për kapjen e një prej personave më të kërkuar, Ilir Selmani, pjesë e Klanit Duka.

Cili ishte roli i tij në ekzekutimin e Santiago Malkos më 27 gusht 2019, në rrugën 'Xhenfize Keko' në Tiranë? 

Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Xhamllikut, Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave. Blendi Teta është kthyer në dëshmitarin kryesor pasi ka zbërthyer pjesë të rëndësishme të grupit që organizoi vrasjen e Santiago Malkos.

Ilir Selmani është pjesë e klanit Duka, të Leonard Dukës, që dyshohet se fshihet pas vrasjes.

Në këtë ngjarje, sipas prokurorisë, të përfshirë janë: Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin 'Doqja'.

Ilir Selmani:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco