I sapodalë nga burgu, Policia e kap me shokun në qendër të Durrësit Foto ilustrim.

I sapodalë nga burgu, Policia e kap me shokun në qendër të Durrësit

13:54, 16/04/2020
A+ Aa A-

Një operacion blic i policisë në qendër të qytetit të Durrësit ka zënë në befasi dy të rinj teksa po udhëtonin me me shpejtësi me motor.
Operacioni u ndërmor në orën 12:00 në rrugën “Mustafa Varoshi.

Njëri nga të rinjtë e arrestuar  është identifikuar me inicialet A.M dhe kishte punuar disa kohë në Holandë, ndërsa tjetri, I identifikuar me inicialet D.V sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte arrestuar për plagosje me armë.

Policia u bëri pritë në sheshin “Pranvera” dhe janë prangosur në asfalt. Po ashtu është sekuestruar dhe motori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco