Ministrja: 24 raste të reja, shkon në 518 numri i të infektuarve

Ministrja: 24 raste të reja, shkon në 518 numri i të infektuarve

10:46, 16/04/2020
A+ Aa A-

Përpara se Instituti i Shëndetit Publik të dilte në konferencën për shtyp për shifrat ditore të të prekurve nga koronavirusi, shifrën e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në Kuvend.

Ajo tha se numri i të infektuarve ka shkuar në 518, që do të thotë një rritje me 24 raste brenda 24 orësh.

“Në dy spitalet Covid në vend, vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht 12 pacientë në terapi intensive dhe 4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”- tha ajo.

“Lajm inkurajues është se numri I të shëruarve prej 5 ditësh e kalon atë të të infektuarve aktivë, shenjë e mirë, por kjo nuk është koha për bilanc se jemi në kushte të vështira dhe lufta nuk ka mbaruar. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar çdo rast. Puna në terren nuk po ndalet”- tha ajo.

“Nesër bëjmë 40 ditë që po përballemi me Covid-19, vendimet e marra në kohën e duhur nga qeveria shmangën atë që quhet krizë apo kolaps. Në këtë luftë shembull i përsosur kanë qenë shumica e qytetarëve duke u mbrojtur e duke mos i lënë kohë të na infektonte, ndërsa heronjtë tanë janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencës kombëtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco