Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë në Kanada

Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë në Kanada

11:45, 14/04/2020
A+ Aa A-

Pas situatës së pandemisë së koronavirusit problemet e studentëve shqiptarë që studiojnë apo kanë aplikuar që të studiojnë ose që duan të aplikojne për të studiuar jashtë vendit, janë shtuar.

Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije të gjithë studentët shqiptarë që aktualisht studiojnë apo kanë aplikuar për të kryer studimet në Kanada, se në vijim të komunikimeve të vazhdueshme me autoritetet kanadeze, pranë Ambasadës së RSH-së në Otava, është përcjellë një manual i plotë që sqaron një sërë çështjesh të rëndësishme.

Ja njoftimi i plotë:

Pandemia

Njoftim i rëndësishëm për studentët që kanë aplikuar, apo që ndodhen në Kanada

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije të gjithë studentët shqiptarë që aktualisht studiojnë apo kanë aplikuar për të kryer studimet në Kanada, se në vijim të komunikimeve të vazhdueshme me autoritetet kanadeze, pranë Ambasadës së RSH-së në Otava, është përcjellë një manual i plotë që sqaron një sërë çështjesh të rëndësishme si:

Vlefshmëria e lejes së studimit;
Mënyra e aplikimit online për zgjatjen e saj;
Kategoritë e studentëve të pajisur me vizë që mund të udhëtojnë drejt Kanadasë si dhe për ata që duhet ta shtyjnë udhëtimin për një kohë të pacaktuar;
Mundësitë e aplikimit për punësimin sezonal ose post-diplomimin apo edhe përfitimin nga plani “Canada Emergency Response Benefit”, për subvencionimin e pagës në rast marrëdhënie punë para situatës së krijuar nga COVID-19, etj.

Po ashtu ministria ka informuar se shumica e institucioneve arsimore vazhdojnë të ofrojnë akomodim në konvikte për studentët ndërkombëtarë të cilët nuk kanë mundësi strehimi.

Institucionet arsimore janë duke bashkëpunuar me studentët ndërkombëtarë duke i ndihmuar këta të fundit të gjejnë akomodim, në rast se ky i fundit nuk është i mundur.

Inkurajohen të gjithë studentët shqiptarë të cilët janë të akomoduar nëpër kampuse, që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet pritëse kanadeze, posaçërisht me Zyrën e Studentëve Ndërkombëtarë për të marrë informacionet dhe mbështetjen e duhur.

Informacione të tjera shtesë mbi manualin do t’i gjeni në linkun: https://bit.ly/3elsVda

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco