Mes 8 të prekurve dhe 2 infermierë. Ja si zgjerohet harta

Mes 8 të prekurve dhe 2 infermierë. Ja si zgjerohet harta

11:13, 14/04/2020
A+ Aa A-

Mes 8 rasteve të reja me koronavirus janë edhe dy personal mjekësor. Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se bëhet fjalë për 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 në Kukës. Bëhet fjalë për një infermiere në Shkodër dhe një infermier të Urgjencës në Kukës.

"Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste," tha ajo.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 227 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 15 raste
- Fier 32 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 17 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 71 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 13 raste
- Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste 
- Kukës 1 rast

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco