EMRI/ Gjendet trupi i pajetë, policia: Dyshohet se u mbyt aksidentalisht...

EMRI/ Gjendet trupi i pajetë, policia: Dyshohet se u mbyt aksidentalisht...

10:53, 14/04/2020
A+ Aa A-

Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit. Raportohet se trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar policinë.

Burimet thonë se viktima quhet Nikoll Prenga. Dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjjen "Nënë Tereza", Lezhë.

Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco