Koronavirusi/  'Bie' edhe Kukësi, infektohet infermieri i spitalit

Koronavirusi/ 'Bie' edhe Kukësi, infektohet infermieri i spitalit

10:43, 14/04/2020
A+ Aa A-

Prej ditës së sotme harta me persona të prekur me Covid-19 shtohet edhe me qytetin e Kukësit, ku është zbuluar rasti i parë pozitiv.

Burime bëjnë me dije për Fax News se personi i infektuar është infermier në spitalin rajonal të qytetit, dhe dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Duket se veshja e tij  nuk ka qenë e përshtatshme, çka ka çuar më pas dhe në infektim.

Sipas burimeve ai ka qendruar i karantinuar në banesën e tij, por megjithatë kolegët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që t'iu bëhen testimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco