Lajm i mirë/ 71-vjeçarja me COVID-19 nxirret nga intubimi, merr frymë vetë

Lajm i mirë/ 71-vjeçarja me COVID-19 nxirret nga intubimi, merr frymë vetë

09:48, 14/04/2020
A+ Aa A-

Për herë të parë pas 5 javësh, spitali “Shefqet Ndroqi”, ose ndryshe spitali COVID 2 arrin të nxjerrë nga intubimi, pra nga frymëmarrja e drejtuar një person. “BalkanWeb” shkruan se është një grua 71-vjeçare, e cila ishte prej 2 javësh e intubuar.

Ajo ishte sjellë në Sanatorium nga spitali Infektiv për një trajtim më të specializuar. Aktualisht gruaja trajtohet me oksigjen dhe vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Në total në Sanatorium janë 9 persona. Me daljen e 71-vjeçares nga intubimi, mbeten dhe 4 persona të tjerë në intubuar.

“Ky është rasti i parë në vend që një person me COVID-19, i intubuar në gjendje të rëndë, falë reanimatorëve shkëputet nga aparatura e frymëmarrjes së drejtuar për t’u ‘kthyer’ në jetë. Në Shqipëri në 24 raste kanë qenë fatkeqe të 24 pasi nuk kanë arritur të dalin nga intubimi dhe kanë ndërruar jetë.
Më herët nga terapia intensive në Sanatorium janë nxjerrë edhe dy persona të tjerë nga terapia intensive në pavijon, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët më parë nuk ishin të intubuar por ishin me frymëmarrje me oksigjen” shkruan Bw.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco