Ndërron jetë 68-vjeçarja me COVID-19, shkon në 24 numri i viktimave

Ndërron jetë 68-vjeçarja me COVID-19, shkon në 24 numri i viktimave

21:34, 13/04/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv një paciente 68-vjeçare nga Tirana, me inicialet L.K., e cila trajtohej prej 10 ditësh në shërbimin Infektiv në gjendje të rëndë, e intubuar. 

68-vjeçarja e prekur nga COVID19 vuante nga insufencenca renale dhe kishte kryer pesë seanca dialize brenda spitalit infektiv gjatë këtyre ditëve. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, 68-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të infeksionit, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 24 qytetarë.

Aktualisht, sipas shifrave zyrtare, Shqipëria numëron 467 të infektuar me Koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco