Var veten në kasollen e bagëtive 55-vjeçari

Var veten në kasollen e bagëtive 55-vjeçari

19:48, 13/04/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Lumas të rrethit të Kuçovës. Një 55-vjeçar ka vendosur t'i japë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që trupi i burrit të vetëvarur është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite. 

Pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar, kishte vënë re mungesën e bashkëshortit. 

Duke e kërkuar, ajo e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive dhe ka njoftuar menjëherë policinë. 

Trupi i pajetë i 55-vjeçarit Seit Qevani është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur.

Burime nga Komisariati i Policisë Kuçovë bëjnë me dije se 55-vjeçari mendohet se e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike pasi ai vuante prej kohësh nga depresioni dhe për problemet psikike që kishte shfaqur merrte edhe mjekim.

Viktima Seit Qevani jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, pasi të dy fëmijët e çiftit jetonin prej shumë vitesh me familjet e tyre në shtetin fqinj, në Greqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco