'Luftove me një përbindësh'/ Mësuesja shqiptare humbi jetën nga COVID-19, fjalët prekëse të mikeshës

'Luftove me një përbindësh'/ Mësuesja shqiptare humbi jetën nga COVID-19, fjalët prekëse të mikeshës

19:38, 13/04/2020
A+ Aa A-

Një shqiptare e cila jetonte në Milano ka humbur jetën pasi ishte prekur nga koronavirusi. Lajmin e konfirmojnë miqtë dhe të afërmit e saj në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për Shpresa Reçi (Allkanjari) e cila humbi betejën me COVID-19 në moshën 69 vjeçare.
Në një postim prekës në Facebook, mikja e të ndjerës shkruan se ajo “luftoi me përbindëshin më të madh të ditëve tona”.

Sakaq, edhe familjarë të saj kanë vendosur shiritin e zisë në profilet e tyre në Facebook.
'Shpresa Allkanjari, shoqja ime e dashur, kolege, shoqe, moter, cte them, nuk gjej fjalet e duhura te shpreh dhimbjen time!

Te qofte dheu i lehte! I lehte do jet per ty! Ti ishe simboli i miresise, bukurise shpirterore e fizike! Ti qe me mesove sekretet e zanatit, ti profesoresha e fizikes qe nxenesit te donin aq shume, ti qe rrite femije te mrekullueshem bashke me Palin, zoteri burre! Ti qe beje cdo gje qe te shikonte syri, cdo gje, cdo gje!

Ti qe ne Firenze me erdhe ne shtepi shume here, dhe une nuk munda asnje here! Nuk e dija shoqja ime dashur qe ti po luftoje ndaj perbindeshit me te madh te diteve tona! E dija qe ishe forte shume e forte! Kemi kaluar shume dallge bashke! Po te isha afer teje do ti numeroja nje nga nje te gjitha, se nuk i kam harruar! Por mjafton dhe kaq !

Te kam dashur dhe te dua shume Shpresa Allkanjari Reci!
Pushofte ne paqe!se e xhenetit e di qe je tashme

Image

 

 

                     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco