Ja pse u lirua nga burgu ish-shefi i burgut të Durrësit i arrestuar për vrasje

Ja pse u lirua nga burgu ish-shefi i burgut të Durrësit i arrestuar për vrasje

16:37, 11/04/2020
A+ Aa A-

Bledar Toçi, ish-shef i sigurisë në burgun e Durrësit ka lënë sot qelinë pas disa muajsh, pasi ishte arrestuar për vrasjen e shtetasit Dritan Hoxholli, ngjarje kjo e ndodhur në muajin shtator 2019 në banesën e shtetases Marsida Qatja në Kavajë ku edhe mbeti vetë i plagosur rëndë.
Lirimi i Toçit është bërë pas ndryshimit të akuzës nga vrasje dhe prodhimi e shitja e lëndeve narkotike, vetëm në akuzën për lëndën narkotike. 
Kjo pasi akuza e vrasjes ka rënë sepse gjykata e ka konsideruar vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ngjarja sipas Prokurorisë
Nga materialet e para referuese të Prokurorisë, rezulton se shtetasja Marsida Qatja jeton në një apartament në lagjen nr.2, Kavajë. Më datë 9 tetor 2019, ajo ka takuar shtetasin Bledar Toçi, me të cilin ka njohje shoqërore dhe i ka treguar për një problem të sajin në lidhje me shtetasin Dritan Haxholli. Shtetasi Bledar Toçi ka marrë përsipër zgjidhjen e këtij problemi dhe i ka thënë Marsidës se do të vinte ai te shtëpia e saj.

Ndërkohë, në orët e pasdites, te shtëpia e Marsidës kanë shkuar shtetasit, Ermir Çela, Xhulio Biturku, Bledar Toçi, të cilët janë lidhje shoqërore e Marsidës dhe kanë konsumuar aty lëndë narkotike, kokainë, të cilën ua ka sjellë shtetasi Bernard Toçi. Edhe në darkë, rreth orës 20:30, shtetasi Xhulio Biturku dhe Ermir Çela kanë qëndruar në shtëpinë e Marsidës, ndërsa shtetasi Bledar Toçi ka dalë dhe është kthyer pas 30 minutash, ku ka siguruar lëndë narkotike dhe të gjithë së bashku kanë ngrënë darkë dhe kanë konsumuar pije alkoolike, birra dhe më pas lëndë narkotike.

Rreth orës 00:30, te shtëpia e Marsidës ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili fillimisht ka trokitur te dritarja e katit të parë. Shtetasja Marsida Qatja i ka hapur derën kryesore dhe shtetasi Dritan Haxholli ka hyrë brenda dhe në duar mbante një armë zjarri, automatik model 56, të cilin fillimisht ia ka drejtuar shtetasit Xhulio Biturku, duke i thënë: “… me ty kam punë pastaj“.

Më pas i është drejtuar shtetasit Bledar Toçi dhe i ka thënë: “Pse ma bën ti këtë?”. Pasi ka thënë këto fjalë, shtetasi Dritan Haxholli ka qëlluar në drejtim të shtetasit Bledar Toçi, i cili ka marrë një plagë në anën e djathtë të fytit. Në vijim, edhe shtetasi Bledar Toçi, me armën e tij të shërbimit, të markës “Glock”, ka qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Dritan Haxholli, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco