Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Poker në karantinë/ Procedohet pronari i lokalit në Pogradec

Poker në karantinë/ Procedohet pronari i lokalit në Pogradec

14:02, 11/04/2020
A+ Aa A-

Hapi lokalin gjatë karantinës, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht dhe administrativisht pronari i lokalit.

Ngjarja u regjistrua në Pogradec.

Procedohen penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit.

Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar shtetasit E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, duke luajtur lojëra fati të palejuara.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

Bazuar në Aktin normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 7 dhe 17, pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco