Të sëmurë, por të patestuar/ Familjet e goditura nga korona në Krujë

Të sëmurë, por të patestuar/ Familjet e goditura nga korona në Krujë

12:47, 11/04/2020
A+ Aa A-

17 raste të reja me koronavirus u regjistruan orët e fundit në vend. Rastet e reja ishin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lushnje, Pukë dhe Krujë.

Rasti i Krujës duket më interesanti.

Mësohet se koronavirusi ka goditur tre familje të tre vëllezërve nga Borizana.

Familjet janë izoluar dhe mbahëshin nën kontroll nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Krujë.

Burime të Syri TV thonë se një nga familjet i ka pasur të gjitha simptomat, pra dihej që ishte e infektuar, por nuk i ishin nënshtruar testimit pasi nuk ishte gjykuar e nevojshme.

Vetëm dje i janë bërë 4 tamponë kësaj familje dhe 3 raste kanë rezultuar negativ, kurse njëri ka rezultuar pozitiv.

Kjo të bën të besosh se të tjerët janë shëruar vetë.

Po ashtu tamponi i është bërë edhe një personi tjetër në Fushë-Krujë dhe ka rezultuar negativ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cak11/04/2020 14:22

A mund të na e shpjegojë kush se si është e mundur që në dy qarqet, Gjirokastër e Dibër, vëndlindjet e çiftit diktatorial komunist, deri sot, njëlloj si në Korenë e Veriut, nuk figuron asnjë i infektuar me Covid-19 ?

Antirilindas11/04/2020 13:14

Na e shpifët me këto kribat, lythat e thonjtë. Jeni vërtet kazan, që për pak para na e shpifni me këto ndyrësira. Nqs nuk do ti hiqni do tju bojlkotoj dhe do të kërkoj ligjërisht që këto shpifësira të mos lejohen të jepen në portalin tuaj. Jeni bërë si kazan e mbetjeve spitalore. Nuk kam parë ndonjë portal tjetër serioz, si Lapsi psh, që ti ketë këto shpifësira.

Shto koment

Denonco