Në kërkim shoku i Orges Bilbilit, kush është i shumëkërkuari

Në kërkim shoku i Orges Bilbilit, kush është i shumëkërkuari

12:39, 11/04/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja nga plagosja e të shumëkërkuarit Orges Bilbili mesditën e 10 prillit 2020.

30-vjeçari nga Lushnja kishte marrë një banesë me qera në lagjen ‘Sitki Çiço" në Tiranë së bashku me një person tjetër.

Gjatë kontrollit në banesë është gjetur edhe pasaporta e këtij të fundit si edhe veshje, të cilat po verifikohet nëse janë përdorur ose jo në ndonjë vepër tjetër penale.

30 vjeçari me inicialet A.K është emër shumë i njohur për policinë për shkak se akuzohet për veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.

Kjo vepër penale parashikohet në nenin 74 të Kodit Penal dhe parashikon vrasjen e më shumë se një personi, zhdukje trupi, etj, dhe dënohet me jo më pak se 15 vite burg.

Dyshohet se A.K ishte personi që strehonte Bilbilin duke e përdorur për qëllime të një organizate kriminale.

Personi në fjalë ka mundur të largohet nga banesa pasi mësoi se çfarë kishte ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco