Orges Bilbili lëvizte lirshëm me dokument policie në Tiranë

Orges Bilbili lëvizte lirshëm me dokument policie në Tiranë

12:16, 11/04/2020
A+ Aa A-

Orges Bilbili u arrestua ditën e djeshme për shkak të guximit të një efektivi të forcave “Shqiponja”, i cili fillimisht i kërkoi një dokument identifikimi, dhe pasi u kërcënua me armë, qëlloi duke e plagosur të shumë kërkuarin.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, policia ka kryer kontrolle për të verifikuar se si kishte mundur që të jetonte në Tiranë pa u pikasur Orges Bilbili.

Orges Bilbili jetonte në Tiranë së bashku me një bashkëpunëtor të tij, i identifikuar dhe shpallur në kërkim për vepra të rënda penale nga policia.

Burime për ABC News kanë njoftuar se gjatë kontrollit të banesës, policia ka sekuestruar një pistoletë dhe sende me vlerë.

Sipas ABC News, Bilbilit i është gjetur në portofol një dokument identifikimi i falsifikuar me stemën e policisë. Në banesë ndërkohë janë gjetur 900 euro, një armë dhe pasaporta e A.Kaloçit, personi me të cilin banonte i shumëkërkuari.

Sakaq edhe miku i Orges Bilbilit, A. Kaloçi, dyshohet se përdorte identitet tjetër.

Ndërkohë Orges Bilbili nuk ka dhënë ende dëshminë e tij, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është stabilizuar pas ndërhyrjes kirurgjikale ditën e djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco