Një punëtore e fasonerisë në Shkodër mes tri rasteve të reja

Një punëtore e fasonerisë në Shkodër mes tri rasteve të reja

12:00, 11/04/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për tre raste të reja në Shkodër, duke e çuar në 52 numrin total të të infektuarve në këtë qytet.

Mësohet se njeri nga rastet është një grua nga lagjia Perash në Shkodër, e cila ka patur kontakte me një tjetër grua të infektuar, e cila u konstatua dje si pozitive.

Të dyja gratë kanë punuar në një prej fasonerive në qytet, të cilat janë mbyllur prej më shumë se 10 ditësh duke rritur dyshimet për një përhapje më të madhe të virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco