Arrestohen dy mjeshtra të vjedhjes në Berat, kërdi në dyqane gjatë karantinës

Arrestohen dy mjeshtra të vjedhjes në Berat, kërdi në dyqane gjatë karantinës

11:31, 11/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Beratit njoftoi se pas informacioneve në rrugë operative, zhvilloi operacionin e  koduar "Morava" ku vuri në  pranga dy persona: B. P, 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe K.K, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Moravë, Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në fshatin Moravë dhe në fshatin Lapardha, ku kanë vjedhur në disa farmaci bujqësore dhe dyqane ushqimore, në harkun kohor të dy muajve të fundit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e B.P është gjetur rreth 0.5 kg kanabis si dhe një sasi e madhe ushqimesh dhe pesticide bujqësore.

Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjete në pronësi të autorëve të arrestuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco