Aksident i frikshëm në hyrje të Shkodrës, 'Benz'-i përplaset me trailerin

Aksident i frikshëm në hyrje të Shkodrës, 'Benz'-i përplaset me trailerin

18:09, 10/04/2020
A+ Aa A-

Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku një makinë tip "Mercedes Benz" është përplasur me një kamion tip trailer.

Aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit, ndërsa sipas asaj që raporton gazetarja e Syri-t në terren, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person të lënduar.

Siç shihet edhe në fotot dhe videon e mëposhtme, të siguruar në vendngjarje nga Syri.net dhe Syri TV, aksidenti ka qenë i fortë.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë lidhur me këtë ngjarje. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco